Reagojnë nga presidenca pasi djali i Shalës u bë konsull: Diplomacia “kry për kry” nuk do të tolerohet

Këshilltari i u.d të presidentit, Vjosa Osmanit, Artan Murati ka reaguar pas lajmit se djali i deputetit të AAK-së, Haxhi Shalës është emëruar konsull në Pragë.

Murati ka thënë se misionet diplomatike janë pasqyrë e një shteti dhe sipas tij kjo arrihet me dije e profesionalizëm, e jo me diplomaci “kry’ për kry’”.

“Misionet diplomatike dhe konsullore jane pasqyre e nje shteti. Per te forcuar subjektivitetin nderkombetar te vendit, e per t’u ballafaquar me sfida nga me te ndryshmet ne diplomaci, kundrejt sulmeve te vazhdueshme ne shume fronte nga shtete qe kundershojne ekzistencen tone, duhet mbi te gjitha dije e profesionalizem. Kjo nuk eshte e mundur nese neperkemben profesionistet. Diplomacia “kry’ per kry’” nuk i bene nder askujt, e sidomos jo shtetit te Kosoves. Kjo praktike eshte e patolerueshme, dhe nuk do te lejohet e as perkrahet ne asnje rrethane”, ka shkruar ai.

Pa asnjë ditë përvojë pune në shërbimin e jashtëm, djali i Haxhi Shalës, Flakron Shala është emëruar Konsull i Përgjithshëm në Republikën e Çekisë, me seli në Pragë.

Bazuar në raportime, emërimi i Shalës është bërë me dekret të presidentit Thaçi pas rekomandimit të Ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj, tani bashkëpartiake me Shalën.