Reagimi i policit hero në 22 vjetorin e Policisë së Kosovës: Mos tregoni ‘përralla’ me fjalime të thata, ku mbeti përkrahja?

Polici hero i Kosovës, Valon Bajqinca, i cili dy vjet më parë e kishte shpëtuar një qytetar nga vetëvrasja në QKUK, ndërsa vet u lëndua rëndë, ka reaguar me rastin e 22 vjetorit të themelimit të Policisë së Kosovës.

“Mos tregoni perralla e mos hudhni “hi syve” me fjalime e perkrahje te thate qe mbesin vetem fjali ceremoniale pa veprime konkrete. Ne fotografite e bashkengjitura keni vetem pak prej rasteve ku zyrtaret policor sulmohen, lendohen e vdesin gjate kryerjes se detyres. Ne kete “zanat” eshte e kuptueshme qe keto gjera edhe mund te ndodhin si ne cdo shtet tjeter, por dallimi me vendin tone eshte cka pas kesaj!?”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

22 vjet te Policise se Kosoves!!!

Mos tregoni perralla e mos hudhni “hi syve” me fjalime e perkrahje te thate qe mbesin vetem fjali ceremoniale pa veprime konkrete.

Ne fotografite e bashkengjitura keni vetem pak prej rasteve ku zyrtaret policor sulmohen, lendohen e vdesin gjate kryerjes se detyres. Ne kete “zanat” eshte e kuptueshme qe keto gjera edhe mund te ndodhin si ne cdo shtet tjeter, por dallimi me vendin tone eshte cka pas kesaj!?

Ku mbetet perkrahja esenciale, apo edhe demshperblimi per sakrificen e bere? Mbetet tek ata qe me se paku e meritojne.

Urime pervjetori organizates se Policise se Kosoves, pa perkrahje, pa Sindikate, pa kushte te punes, etj., por me vullnet te jashtezakonshem nga punonjesit e thjeshte te kesaj organizate!!!

Ps: krenar me gjithe juve kolegë te nderuar!!!