Pep Guardiola ka mbetur i befasuar kur një gazetar e ka informuar se Benjamin Mendy ishte në Hong Kong.

Francezi është i dëmtuar dhe e ka shfrytëzuar këtë periudhë për të udhëtuar. Në një nga postimet e bëra në Instagram, ai ka publikuar një fotografi me mesazhin “Hong Kong International Airport”.

https://twitter.com/TheSwypeSports/status/1093881827553611776?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed&ref_url=https%3A%2F%2Ftelesport.al%2Fvideo-shikoni-si-reagon-pep-kur-gazetari-i-thote-se-ylli-i-ekipit-eshte-ne-hong-kong%3Ffbclid%3DIwAR0AlBmy39XkA7m9dyrDsZ5RkMP8dRMasqvZt2vS7PEdHlPEbY_XDDEMgAU

“Uau. Nuk e dija”, ka qenë reagimi i Pep pas lajmit të marrë nga gazetari. “Çfarë? M…n. Më tha se do të shkonte në Paris, por Hong Kongu është shumë larg, duhet të instaloj Instagramin. Nuk do të jem aspak i kënaqur nëse është në Hong Kong. Dje ishte në Barcelonë”.

Reagimi i Mendy pas fjalëve të Guardiola ka qenë i menjëhershëm. “Po bëja shaka me shoferin e uberit. Nuk dua probleme me Pep”, ka qenë mesazhi i mbrojtësit në Twitter.

https://twitter.com/benmendy23/status/1093871133722624001?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed&ref_url=https%3A%2F%2Ftelesport.al%2Fvideo-shikoni-si-reagon-pep-kur-gazetari-i-thote-se-ylli-i-ekipit-eshte-ne-hong-kong%3Ffbclid%3DIwAR0AlBmy39XkA7m9dyrDsZ5RkMP8dRMasqvZt2vS7PEdHlPEbY_XDDEMgAU