Reagimi i parë nga zyra e Zelenskyt pasi Putini kërcënoi me përdorimin e të gjitha mjeteve

Andriy Yermak, kreu i zyrës së presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky sapo ka postuar në Twitter një foto të një video-konference që ai tha se është mbajtur me anëtarët e Komitetit të Inteligjencës të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, raporton The Guardian, përcjell Gazeta Express.

Yermak shkruan:

“Për më shumë se gjashtë muaj të një lufte në shkallë të plotë kundër Ukrainës, Rusia nuk ishte në gjendje ta arrinte qëllimin e saj. Kjo ndodhi falë guximit të kombit ukrainas dhe ndihmës së partnerëve tanë ndërkombëtarë”.

Ky reagim nga Kyivi vjen pas fjalëve të presidentit rus Vladimir Putin në një fjalim ku shpalli një vendim dhe e lëshoi një kërcënim të ri për Perëndimin.