Pakistani ka reaguar pasi u godit me raketa nga India gjatë së mërkurës.
“The Guardian” raporton se një zëdhënës i ushtrisë së Pakistanit ka thënë se india lëshoi raketat nga hapësira e saj ajërore, duke goditur zonat në Kotli, Muzaffarabad dhe Bahaëalpur.
Ky zëdhënës ka shtuar se forca ajrore e Pakistanit iu përgjigj shpejt sulmit, duke aktivizuar sistemet e mbrojtjes dhe duke parandaluar ndonjë avion indianë që të hyjë në hapësirën e tyre ajrore.
“Më lejoni ta them: Pakistani do të përgjigjet ndaj kësaj në një kohë dhe vend ku vendos vet. Ky provokim nuk do ta kalojë pa u përgjigjur”.







