Reagimi i lodhtë i Kurtit për Minishengenin, nuk e kundërshtoi krijimin e tij

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dje në një intervistë për Report TV e ka komentuar mbajtjen e Samitit të Ohrit për minishengenin ballkanik, por nuk ka treguar qartë nëse është për apo kundër krijimit të tij.

Kurti ka thënë se vala e dytë e këtyre iniciativave rajonale nuk është dashur që të mbahet, por është dashur të spostohet për një datë tjetër.

“Vala e dytë e këtyre iniciativave rajonale nuk është dashur të mbahet. U mbajt takimi i parë në Novi Sad, u tha që në Ohër do të vijnë të gjithë dhe së pari aty nuk shkoi Kosova, së dyti Mali i Zi dhe Bosnja e Hercegovina patën përfaqësim simbolik dhe besoj që në kohën kur spostohet edhe Samiti i Parisit nuk ka pse të mos spostohet për një datë tjetër edhe ky i Ohrit”, ka thënë Kurti, duke mos treguar qartë nëse është kundër krijimit të minishengenit ballkanik.

Kjo përgjigje “as mish, as peshk” e Kurtit, lë të nënkuptohet që në një periudhë tjetër, kur ai do të ishte kryeministër, do të merrte pjesë në një format të ngjashëm për krijimin e minishengenit ballkanik.

loading…