Reagimi i deputetit të LVV’së pasi LDK e kandidon Hotin për Kryeministër: “A e zgjedhën Dullën hala”

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje ka reaguar pasi Lidhja Demokratike e Kosovës – ndonëse ende zyrtarisht – e ka zgjedhur Avdullah Hotin që t’i prijë listës së ttyre në garën për zgjedhjet parlamentare.

Basha ka ironizuar me këtë vendim të LDK’së, e cila sipas tij “ia ka shti flakën”,

“A e zgjedhën Dullën hala?A o ka kqyr dikush nëse i ka dul tymi oxhakut, se flakën ia kanë shti vet moti”, shkruan Basha.

Në media po flitet se Kryesia e LDK’së ka vendosur që nënkryetari i këtij subjekti dhe kreu aktual i ekzekutivit, Avdullah Hoti, të jetë kandidat për kryeministër në zgjedhjet e jashtëzakonshme që priten të mbahen në fillim të vitit 2021.