Reagimi i çuditshëm i Sadio Manes pasi takoi për herë të parë vëllain binjak të shokut të tij

Sadio Mane nuk mund t’u besonte syve të tij kur vuri re vëllain binjak identik të shokut të tij të skuadrës Al-Nassr gjatë ndeshjes së tyre në Arabinë Pro League kundër Al Fateh.

Mane, i cili ka qenë një përforcim i jashtëzakonshëm për Al-Nassr pas lëvizjes së tij nga Bayern Munich, u befasua nga ngjashmëria e jashtëzakonshme midis Qassem Lajami të Al Fateh dhe binjakut të tij, Ali Lajami të cilin e ka bashkëlojtarë.

Gjatë takimit të së premtes në mbrëmje, vëllezërit u përballën me njëri-tjetrin për herë të parë këtë sezon, me Qassem që nisi për Fateh.

Ish- ylli i Liverpool u duk i hutuar kur shkëmbeu miqësi me Qassem.

Reagimi i Manes kur përshëndeti kundërshtarin është bërë viral,  edhe pse Ali, nuk kishte kaluar fshehurazi në Al Fateh pa dijeninë e tij.

Reagimi i sinqertë i Manes e bëri atë të dashur për fansat, shumë prej të cilëve reaguan duke qeshur nga veprimi i senegalezit.