Reagime të ashpra të zyrtarëve të AAK-së dhe qytetarëve pasi që Kurti ia hoqi taksën Serbisë

Menjëherë pas vendimit të kryeministrit Albin Kurti për heqjen e taksës ndaj Serbisë, duke mos i vënë farë reciprocitet ashtu siç kishte paralajmëruar, kanë vërshuar reagimet nga të gjitha anët.

Më të zëshmit duken zyrtarët e AAK-së së Ramush Haradinajt, si dhe vetë ish kryeministrit Haradinaj.

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për taksen ndaj Serbisë, duke pohuar se “sonte Albin Mashtruesi u dorëzua para Serbisë”.

“Sonte Albin Mashtruesi u dorëzua para Serbisë. Ky është fillimi i kthimit të Serbisë dhe Rusisë në Kosovë. Albin Mashtruesi nga sot je përgjegjës për ripushtimin ekonomik të Kosovës nga Serbia. Zoti e bekoftë Kosovën dhe popullin e saj!”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë një konference të jashtëzakonshme që po mban sonte, ka thënë se gjatë javës së ardhshme do të marrë vendim që prej datës 15 mars të hiqet tarifa për lëndën e parë ndaj Serbisë. Ai po ashtu ka paraqitur data dhe kushte tjera për heqjen e taksës.

Janë edhe zyrtarë e qytetarë tjerë që po kërkojnë llogari nga Kurti se si e shkeli rëndë premtimin dhe zotimin e tij që me heqjën e taksës do të vendoset reciprocitet i plotë ekonomik, tregtar dhe politik ndaj Serbisë.

“E perbiu, e mertypi. Ata te pagjeturit , familjaret e tyre qe i sillke,me sap sot si kish pas me veti ne konferenc, e sa per reciprocitet, te nana e Lubës, i thonim perpara”, shkruan Arben Gecaj.

“As takse, as reciprocitet per produktet Serbe”, shkruan Enis Veliu.

“Kurti i thoshte Thacit “Me neve skifter a jashte pule”. Ky as pule. Zogze”, shkruan deputetja e AAK-së, Donika Kadaj.

“ALBIN MASHTRUESI iu dorëzua Serbisë, dhe iu nënshtrua presionit të Presidentit Thaçi e LDK-së për heqje të taksës 100%. Mbahu Kosovë!”, shkruan Meliza Haradinaj. /Ballkani.info/