Kryeparlamentarja, Vjosa Osmani ka reaguar në lidhje me aktakuzat e ngritura nga Gjykata Speciale për Hashim Thaçin Thaçin dhe Kadri Veselin.

Osmani nuk e ka përmendur direkt UÇKN-në e as Thaçin e Veselin, por ka thënë se Serbi ka kryer gjenocid në Kosovë.

“Në këto momente, Kosovës i duhet maturi, unitet, bashkëpunim e urtësi. I duhet edhe mbrojtje e dinjitetit, integritetit e imazhit shtetëror. Por mbi të gjitha, Kosovës i duhet drejtësi. Drejtësia duhet të kryej punën në mënyrë të pavarur e pa presion.

Serbia ende nuk është përgjigjur për krimet e llahtarshme kundër civilëve të pafajshëm në Kosovë. Serbia është shtet gjenocidal. Dhe këtë duhet ta themi sot e çdo ditë, në Kosovë, në SHBA, në Evropë e çdokund në botë”, ka shkruar Osmani në Facebook. /Ballkani.info