Raul rrezikon deri 4 vite burg

228 gola në 550 ndeshje me Real Madridin në La Liga, pa harruar 44 finalizimet në 102 takime me përfaqësuesen e Spanjës.

Raul Gonzalez, 42-vjeç, tashmë trajner i skuadrës së dytë të Real Madridit (Castilla) në Segunda B, është një shembull për tu marrë sa i përket karrierës sportive, por jo në biznes.

Sipas gazetës spanjolle “El Mundo”, Raul akuzohet për krim ekonomik për shkak të pamundësisë për të shlyer detyrimet.

Një shoqëri me emrin Aurantia, pretendon se ish sulmuesi u detyrohet një borxh prej 7.17 milionë eurosh (pa interesa), për një investim të dështuar të Raul në një projekt për energjinë e rinovueshme.

Bashkë me 42-vjeçarin akuzohen edhe Carlos Redondo dhe nëna e tij Maria Luisa Blanco. Ish sulmuesi, nëse shpallet fajtor, rrezikon nga 1 deri 4 vite burg.