Ratkoceri: Lipjani është qytet model i zhvillimit, do t’i vazhdojmë punët e mira

Kandidati për Kuvend Komunal të Lipjanit nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Ymer Ratkoceri, ka thënë se priooritet i tij është zhvillimi i qytetit me ndërtime të reja, duke respektuar kriteret që i ka përcaktuar komuna.

Ratkoceri ka thënë se do të vazhdohet puna e mirë që është bërë nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti.

Ky është shkrimi i plotë i Ratkocerit në Facebook:

Angazhimi im në ndërtimet e reja Lipjani është njëri nga qytetet model të zhvillimit, e kjo fal punës së Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe kryetarit Imri Ahmeti. Lipjani është duke u zgjeruar, njëkohësisht është afër me kryeqytetin, Prishtinën, andaj edhe kërkesa për ndërtime të reja sigurisht që është e natyrshme. Angazhimi im do të jetë edhe në zhvillimin e qytetit, bazuar në eksperiencën time.

Mbikëqyrja ndërtimeve nga organi kompetent komunal gjatë ndërtimit dhe deri në pajisjen e objekteve me certifikatë të përdorimit apo pranimin teknik të objektit dhe regjistrimin i tyre në një afat sa më të shkurtër në regjistrat kadastral. Komuna e Lipjanit e ka të miratuar planin e hartave zonale në Kuvend Komunal, që ndërtimet parashihet të jenë në harmoni me njëra-tjetrën dhe të pozicionuara në vija të drejta. Lipjani është nga qytetet e para në Kosovë që ka të miratuar planin urbanistik me hartat zonale, e që ne na mbetet vetëm ta vazhdojmë punën e mirë edhe në katër vitet e ardhshme.