Ratkoceri: Duke u marrë me ‘tullat’ e Teatrit, po harrohet Bekim Fehmiu që Serbia e quan ‘Kolos të aktrimit serb’

Gazetari Arben Ratkoceri, ka komentuar në lidhje me rrënimin e Teatrit Kombëtar shqiptar, për të cilin u organizuan protesta nga artisët, aktivistët dhe qytetarë të cilët dolën kundër rrëzimit të këtij objekti për t’u zëvendësuar me një objekt tjetër.

Përmes një postimi në Facebook, Ratkoceri ka thënë se derisa po merremi me tullat e Teatrit të Tiranës, jo vetëm se është harruar por edhe kurrë nuk po kujtohet aktori i madh shqiptar, Bekim Fehmiu, të cilin fqinji jonë verior, Serbia, jo vetëm se e ka në pullë postare, por edhe e vlerëson si “Kolos të aktrimit serb”.

“Deri sa ne merremi me “tullat” e Teatrit te Tiranès, jo vetem qe e harrojm por thuaj se kurr nuk e kujtojm, aktorin me te madh shqiptar, Bekim Fehmiun, Serbia jo vetèm qè e ka nè pull postare por te njejtin e vlerèson si ” Kolos tè aktrimit serb” !”, ka shkruar Ratkoceri në Facebook.