Inspektorati Shëndetësor ka nisur ekipin për inspektim në Spitalin e Ferizajt pas rastit tragjik ku humbi jetën një foshnje e posalindur.
Për rastin e vdekjes së foshnjes kanë nisur hetimet, teksa sipas burimeve të gazetares së Klan Kosova, Arbëresha Uka Inspektorati Shëndetësor është nisur për në Spitalin e Ferizajt.
Megjithëse, rasti është raportuar herët në mëngjes, sipas burimeve, inspektorët shëndetësorë janë nisur për në terren, tek në orët e pasditës.
Në praktikat e zakonshme, verifikimi i inspektorëve ka për qëllim vlerësimin nëse një rast ka pasur neglizhencë mjekësore, apo keqtrajtim eventual nga stafi shëndetësor.






