Kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini ka reaguar për vdekjen e tre fëmijëve në fshatin Jabllanicë të Gjakovës të shtunën mbrëma.
Gjini përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se është tronditur nga ky rast.
Ai ka shprehur ngushëllime për familjarët e viktimave.
“Jam i tronditur nga lajmi per humbjen e jetes se tre femijeve ne Jabllanice sonte!Ngushellimet e mia me te sinqerta per familjet! Nuk ka fjale qe e shprehin dhimbjen! Le te bsjme krejt cka mundemi te jemi me familjet ne keto caste te renda! Qofshin te parajses engjujt!” – ka shkruar ai në Facebook.






