Një person është lënduar dje nga të shtënat me armë zjarri në rrugën “Dardania” në Fushë Kosovë.

E gjithë ngjarja kishte nisur pasi që viktima nuk i kishte dhënë përparsi kalimi në sefamorë të dyshuarit, bëhet e ditur në raportin 24-orësh të Policisë.

I dyshuari kishte dalë nga vetura e tij e tipit Audi A3, duke e ofenduar viktimën verbalisht e më pas duke shtënë me armë zjarri në tokë ku plumbi e ka goditur në këmbë.

I dyshuari është  larguar në drejtim të panjohur, ndërsa viktima ka pranuar tretman mjekësor.

VRASJE  NË TENTATIVË & ARMËMBAJTJE PA LEJE- Fushë Kosovë /29.11.2025-15:45. Është raportuar se  derisa viktima m/k,  ka qenë në semaforët  për kyçje i dyshuari m/k për shkak  që nuk i ka dhënë përparësi kalimi  një i dyshuar mashkull ka dalur nga vetura e tipit Audi A 3 dhe duke e ofenduar verbalisht e ka shtënë me armë zjarri në tokë ku plumbi e ka  goditur në këmbë. I dyshuari është  larguar në drejtim të panjohur. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa në vend ngjarje është gjetur dhe konfiskuar predha dhe  gëzhoja. Rasti në ndodhet në procedurë hetimore.”