Tahir Ahmeti

Rasti i shpërthimit në Kçiq, njohësi i emergjencave: Përdorimi i bombolave të gazit është kthyer në një problem serioz për jetën e qytetarëve

Njohësi i emergjencave, Tahir Ahmeti ka dhënë një sqarim për sa i përket përdorimit të bombolave të gazit për gatim dhe ngrohje.

Ai përmes një reagimi pas ngjarjes në Kçiq ku u lënduan 15 persona, tha se përdorimi i këtyre bombolave është kthyer në një problem serioz për jetën e qytetarëve.

“Përdorimi i bombolave të gazit për gatim, ngrohje dhe një sërë funksionesh të tjera është kthyer në një problem serioz për jetën e qytetarëve në Kosovë. Shumë incidente kanë ndodhur kohëve të fundit nga përdorimi i bombolava të gazit”, ka thënë ai.

Tutje ai përmendi edhe tri parametra për sigurinë e bombolave të gazit.

“Janë tri parametra që duhet të kihet parasysh tek siguria e bombolave të gazit, cilësi e bombolave, kryerja e atesteve dhe kontrolleve periodike të tyre, si dhe instalimi dhe përdorimi i drejtë i këtyre bombolave.  Institucionet përgjegjëse duhet të ndërmarrin  masat e nevojshme të sigurisë, në mënyrë që të parandalohet ndonjë tragjedi nga përdorimi i bombolave të gazit”, ka thënë tutje ai.

Në ndërkohë, një shpërthim ka ndodhur në një shtëpi në fshatin Kçiq në Mitrovicë, ku si pasojë janë lënduar 13 persona.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahit:

Zahiti theksoi se bazuar në informatat e para dyshohet se shpërthimi ka ndodhur nga një bombole gazi. “Rreth orës 16:30, policia ka pranuar informatë se si pasoj e një shpërthimi në një shtëpi në fshatin Kçiq të Mitrovicës,  13 persona kanë pësuar lëndime, të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor në Spitalin Rajonal të Mitrovicës”, ka thënë Zahiti.

BONUS VIDEO: Kosova po vazhdon të armatoset, në radhë janë anti-tankët e fuqishëm, Javelinët amerikanë