Rasti i logopedit nga Gjilani, kapen mes vete Oda e Mjekëve dhe SHSKUK-ja

Oda e Mjekëve të Kosovës i ka reaguar SHSKUK-së për logopedin Iljasa Fazliu, i dyshuar për keqtrajtimin e një fëmije me autizëm.

Sipas OMK-së, komunikata e SHSKUK-së është “tentim që në mënyrë për ta mbuluar paaftësinë e menaxhimit, ta hedh fajin në organizata profesionale të cilat kanë përgjegjësi dhe kompetencë vetëm për procedurat shqyrtuese të shkeljeve të mundshme të Kodit të Etikës dhe Deotologjisë Mjekësore dhe jo të menaxhojë dosjet e personelit të SHSKUK-së dhe për emërimet e menaxherëve”.

Sipas OMK-së, ky nuk është rasti i parë kur profesionistët shëndetësorë punësohen pa anëtarësim në Odat e Profesionistëve Shëndetësorë apo pa licenca valide.

Reagimi i plotë u tyre:

Ndërkohë, SHSKUK-ja mbrëmë  tha se “sa i përket mungesës së licencës së punës, lëshimi i tyre është në kompetencë të Odave përkatëse, Odës së Mjekëve  për mjekë dhe Odës së Infermierëve për profilet tjera, për çka  të njëjtit duhet të lajmërojnë institucionet”.

Njoftimi i plotë i tyre: