Deputetja

Rasti i 16 vjeçares në Drenas, Duda Balje: Dënim të ashpër ndaj shfrytëzuesve seksual të të miturave

Deputetja e grupit 6+, Duda Balje ka reaguar ashpër ndaj personave të përshirë në ngacmime dhe shantazhe seksuale.

Sipas deputetes boshnjake, personat e tillë meritojnë dënimin më të ashpër sipas ligjit.

”Ju, ish zëvendës ministra, policë, doktorë, ngacmues e sulmues seksual e shfrytëzues të të miturave të kërkoni fajtorin tek të tjerët, nuk është njerëzore – turp për ju. Unë, nuk e di për kryetarin e Kosovës, as për prokurorë, as për gjykatës, sa më përket mua ju meritoni dënimin më të ashpër të paraparë me ligj. E di që ky krim ka ndodhur edhe më herët, por na mbetet neve që ta ndalojmë që mos të ndodhë më, dënimi është vetëm fillimi i pagimit të krimit”, ka shkruar ajo në facebook.