Rasti “Brezovica”| Tetë persona nënshkruan marrëveshje për pranim të fajësisë

Tetë persona kanë pranuara fajësinë për rastin “Brezovica” që po hetohet nga Prokuroria Themelore në Ferizaj.

Prokurori i rastit, Rasim Maloku ka thënë se kanë pranuar disa kërkesa për të nënshkruar marrëveshje për pranim të fajësisë por deri me tani janë nënshkruar vetëm tetë.

“Kemi disa kërkesa. Deri tani kemi arritur tetë marrëveshje për pranimin e fajësisë. Jemi në shqyrtim edhe të disa kërkesave të tjera”.

I nisur që gjashtë vite më parë, ky operacion, deri me tani ka përfshirë rreth 70 të pandehur. 30 nga ta janë të arrestuar – 18 ndodhen në paraburgim – 3 në arrest shtëpiak e disa me masa më të buta dhe duke u mbrojtur në liri. Të implikuar në këtë rast janë edhe rreth 50 dëshmitar që po mbrohen nga shteti. Gazeta Insajderi ka intervistuar prokurorin e rastit, Rasim Malokun i cili tregon për sfidat dhe kërcënimet e dëshmitarëve pasi që rasti është shumë i ndjeshëm.

Rasti Brezovcia si hetim fillestar ka filluar në vitin 2016 kur janë ndërmarr veprimet fillestare të Policisë së Kosovës me qëllim të sigurimit të provave. Pastaj ka filluar hetimi në 2017. Është ngritur një aktakuzë në vitin 2020. Kurse tani janë nën hetim dhe dy raste të reja që janë të lidhur me rastin Brezovica.

Prokurori Rasim Maloku ka thënë për Gazetën Insadjeri se deri me tani është ngritur një aktakuzë për 11 të pandehur. Ndërsa 30 të tjerë janë arrestuar dhe po pritet të gjykohen për veprat penale.

Nga këta të pandehur, Maloku tregon se tetë persona deri me tani kanë nënshkruara marrëveshjen për pranim të fajësisë, ndërsa thotë se ka kërkesa edhe për disa të tjerë.

Rreth 30 dëshmitarë janë intervistuar deri me tani derisa po pritet intervisitmi edhe i rreth 20 të tjerëve. Gjithsej janë 50 dëshmitarë.

Meqë aksioni është shumë i madh, Maloku tregon se ka raste edhe kur janë kërcënuar dëshmitarët.

Intervista e plotë me prokurorin Rasim Maliku:

Kur kanë filluar hetimet e para për rastin “Brezovica”

Rasti Brezovcia si hetim fillestar ka filluar në vitin 2016 kur janë ndërmarr veprimet fillestare të Policisë së Kosovës me qëllim të sigurimit të provave. Pastaj ka filluar hetimi në 2017. Është ngritur një aktakuzë në vitin 2020. Kurse tani janë nën hetim dhe dy raste të reja që janë të lidhur me rastin Brezovica.

Sa persona janë të përfshirë në këtë rast, sa janë arrestuar dhe sa aktakuza janë ngritur?

1 aktakuzë për 11 të pandehurit – tre nga ta janë zyrtarë kurse 8 janë investues në zonën e parkut kombëtarë Sharri në Brezovicë. Janë nën hetim dhe 70 të pandehur të ndarë në dy lëndë. Mbi 30 persona te arrestuar-  18 paraburgim 3 në arrest shtëpiak dhe disa me masa me te buta e dita mbrohen në liri. Pra varësisht nga rrezikshmëria se sa e pengojnë hetimet apo mund të arratisen.

 Sa persona kanë pranuar Fajësisë?

Kemi disa kërkesa. Deri tani kemi arritur tetë marrëveshje për pranimin e fajësisë. Jemi në shqyrtim edhe të disa kërkesave të tjera.

Jeni duke përfshirë shumë persona në këtë rast, a do të ndahen si raste apo si do të gjykohen?

Gjykimet do të jenë të veçanta. Një lëndë penale është në gjykatë. Dy janë në hetim që do të shkojnë dy aktakuza të ndara. Kurse për raste tjetra varësisht nga provat dhe faktet që do të sigurohen për personat që mund të jenë të implikuar.

A do të ketë aksione të radhës?

Ne kemi bërë inspektim në Parkun e Sharrit. Pasi ti marrim këto inspektime. Do të shikojmë se të këta persona a kanë implikime. Varet nga provat që do të nxjerrën nga inspektimet?

A kanë përfunduar inspektimet në teren?

Inspektimet i keni kryer të gjithat. Ka qenë një inspektim që është bërë për disa ditë me radhë kemi inspektuar çdo objekt që gjendet në atë zonë dhe jemi në pritje të të gjeturave.

Sa është pasuria e sekuestruar, sa para janë ngrirë?

Në kuptimin e një rrumbullakësimi janë rreth 5 milionë euro që janë të ngrira në llogari të të pandehurve dhe familjarëve të tyre. Pastaj janë të sekuestruar me dhjetëra vetura të sekuestruar në disa operacione. Janë më shumë se 15 vetura që vlerat i përcakton agjencia për pasuri të konfiskuar. Nëse konfiskohen ato shiten ose i dorëzohen qeverisë.

Po prona, sa janë konfiskuar?

Tash për tash kemi disa prona që janë të ngrira. Pritet të ketë ngrirje edhe të disa pronave të tjera varësisht nga gjetjet nga Inspektimi.

Në vendime keni përmendur dëshmitar. Sa dëshmitarë keni dhe a janë në mbrojte ata?

Janë mbi 50 dëshmitarë. Kemi ndërkohe që na lindin dëshmitar të rinj ose që paraqitën vullnetarisht. Mbi 30 dëshmitar janë invervistu. Me disa kemi problem me adresat që kanë bërë nderimin e adresave. Kemi numër të madh të dëshmitareve. Dëshmitarët janë të gjithë në Kosovë, janë mbi 10 dëshmitar bashkëpunues. Kemi dhe dëshmitarë të mbrojtur por nuk kanë kërkuar mbrojtje shtesë.

Si prokuror jeni përballur edhe ne një rast tjetër me kërcënim. A mund të na tregoni lidhur me rastin “Brezovica” a keni marr ndonjë kërcënim?

Në rastin e Brezovicës tash për tash kërcënime të drejtpërdrejta të asaj natyre sikur të rastit të kaluar nuk kam pasur. Mirëpo përmes burimeve indirekte ka kërcënime edhe në këtë rast por nuk mund t’i bëjmë publike tani për tani.

A janë kërcënuar dëshmitarët?

Kanë tentuar të ndërhyjë tek dëshmitaret dhe tek persona të tjerë. Nuk janë të arrestuar janë persona të tjerë. Disa nga ta janë nga rrethi i personave të pandehur. Personalisht jo. As nga strukturat as nga qytetar nuk ka pasur tentime që të ndikohet në rast. Por të dëshmitarëve dhe tek të pandehurit ka pasur. Dhe janë marrë masat.