10 persona janë arrestuar në rastin e njohur si “Brezovica”, ku nga ky aksion i së martës nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, nën pranga ka përfunduar edhe ish-kryetarin e Komunës së Shtërpcës Bratisllav Nikoliq, shkruan GazetaDemos.

E vite më parë, biznesmeni Sabri Maxhuni (Novosella) ka pretenduar se zyrtarë të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor i kanë kërkuar 800 mijë euro ryshfet për t’i lejuar investimet në Brezovicë.

Fillimisht, biznesmeni kishte blerë tokën, pastaj kishte ideuar një plan për ndërtimin e një kompleksi banesor, ku ishte paraparë të ndërtohej edhe një hotel.

Për ndërtimin e tyre kishte kërkuar fillimisht leje në Komunën e Shtërpcës, por ndërkohë ai e kishte kaptuar se leja për ndërtimet mbi tre kat lëshohet nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

Në lidhje me këto zhvillime është telefonuar live në emisionin “Debat Plus” nga moderatori i emisionit, por i njëjti është përgjigjur duke iu lutur që të mos përmendet emeri i tij.

“Ju lutem, ju lutem, ju lutem si vëllaut që mos më përmendni, se po dojnë me më arrestu, ju lutem, merruni me njerzit që janë burgos, ka boll, por jo edhe me mua se po dojnë me më qu në burg”, është shprehur ai live në emision.

Ish-kryetari i Shtërpcës, Bratislav Nikoliq; drejtori i Urbanizmit, Dimitrije Raçiçeviq; Dragomir Milosavleviq dhe Hysni Bajrami – inspektorë të ndërtimit të Komunës së Shtërpcës; Sasha Milosavleviq, drejtor i Kadastrit të Komunës së Shtërpcës, Raif Bajrami, shef i Inspektoratit të Komunës së Shtërpcës, dy persona përgjegjës të dy kompanive dhe dy persona të tjerë që dyshohen se ndihmuan kryerësit pas kryerjes së veprës penale – u arrestuan dje edhe ndaj tyre është kërkuar masa e paraburgimit ndërsa seanca po mbahet sot në Gjykatën e Ferizajt.