Rastet e reja me koronavirus janë nga këto komuna të Kosovës, prinë Prishtina

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 418 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 48.990 raste, kurse numri i rasteve aktive është 5.103.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 109 raste, Podujevë 41 raste, Mitrovicë 28 raste, Vushtrri 17 raste, Gjilan 15 raste, Deçan 14 raste, Prizren 13 raste, Lipjan 12 raste, Pejë 12 raste, Malishevë 11 raste, Suharekë 10 raste, Viti 10 raste, Fushë-Kosovë 9 raste, Gjakovë 9 raste, Rahovec 9 raste, Ferizaj 6 raste, Dragash 5 raste, Junik 5 raste, Kamenicë 5 raste, Istog 4 raste, Klinë 4 raste, Skenderaj 4 raste, Drenas 3 raste, Obiliq 3 raste, Graçanicë 2 raste dhe me nga një rast komunat Kaçanik, Novobërdë dhe Shtime.

Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!Mbani higjienën!Respektoni distancën!