Rastësi fatkeqe: Bëri një tatuazh para se të fillonte pandemia, tani të gjithë e shikojnë shtrembër

Fatkeqësia e kësaj vajze po që është qesharake!

Duhet shumë kohë për të zgjedhur tatuazhin e duhur për të bërë, dhe pavarësisht sa kohë mendoni, ka shumë raste që do të zgjedhni diçka për të cilën do të pendoheni, shkruan lajmi.net.

Por për këtë grua nga Kentucky, zgjodhi një tatuazh, të cilin e bëri me 4 mars 2020, pak ditë para se të lajmërohej rasti i parë i infektuar me Covid-19 në SHBA.

Ajo tregoi fatkeqësinë e saj në TikTok, në një video e cila u bë virale. Tatuazhi i saj thotë “Me shumë kurajë dhe rigorozitet refuzoj të vë një maskë”.

Tatuazhi kishte kuptimin që gjithmonë të jesh real dhe vetvetja, dhe të refuzosh të maskosh personalitetin tënd të vërtetë.

Mirëpo, kjo po që la hapësirë për tu keqkuptuar gjatë pandemisë!

Ajo vendosi të bëjë këtë tatuazh, pasi një mik i saji i tha që e admironte shumë sepse ajo me shumë kurajë dhe rigorozitet refuzon të vë një maskë, dhe asaj i pëlqeu shumë kjo thënie.

Vetëm nëse do të priste pak ditë, ajo do të kuptonte që kjo ishe një ide e keqe, por tani është shumë vonë.

Mirëpo pasi e shpjegoi në internet kuptimin e saj, njerëzit kanë ndaluar ofendimet e tyre, sepse e kanë kuptuar se ajo nuk është teoriciene e konspiracionit që vazhdon të insistoj që nuk ekziston Covid-19.