Raste të reja të kontrabandimit me mallra nga Serbia, policia jep detaje

Raste të reja të kontrabandimit me mallra nga Serbia janë raportuar nga Policia e Kosovës.

Në Dumnicë të Podujevës, Njësia Patrulluese ka vërejtur disa persona të dyshuar duke kaluar ilegalisht kufirin Kosovë- Serbi.

Posa kanë vërejtur policinë, atë kanë ikur në drejtim të panjohur.

Njësiti patrullues së bashku me njësitin e AVUK-ut kanë konfiskuar tri bagëti, ndërkaq që nuk raportohet për të arrestuar.

E në fshatin Muqivërcë, një person është takuar duke drejtuar kamionetën me targa vendore nga Serbia në Kosovë.

Në kamion kishte të ngarkuar vegla pune.

Me vendim të prokurorit malli dërgohet në terminal doganor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit lirohet, rasti në procedurë të rregullt.

Kujtojmë se që prej vendosjes së taksës ndaj produkteve me prejardhje nga Serbia e Bosnja, kontrabanda është rritur në masë të dukshme.

Në lidhje me këtë çështje, Dogana e Kosovës kishte organizuar disa operaci0ne për gjetjen dhe konfiskimin e tyre.