Rast i pazakontë në Lipjan: Një person në mënyrë spektakolare fut drogë në burg

Në oborrin e Qendrës Korrektuese në Lipjan një person i panjohur me veturën e tij në lëvizje e sipër ka hedhur nga dritarja e automjetit pesë qese të vogla substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë
Policia e kosovës ka bërë të ditur se ngjarja ka ndodhur pasditën e së dielës, ku i dyshuari ka hedhur substancë narkotike me peshë totale 145 gramë.

Rastit i janë përgjigjur njësitet relevante policore, të cilët kanë konfiskuar substancën narkotike, ndërkaq i dyshuari ndodhet në arrati.