Rast i pabesueshëm në Mal të Zi: Tri motrat gati njëkohësisht lindin dhe në jetë i sollën 4 foshnje

Lajmi për lindje në secilën familje pritet me gëzim, kurse Mara Mugosha e kishte një gëzim të veçantë që në të njëjtën ditë t’i lindin katër nipa e mbesa nga tri vajzat e saj.

Tri motrat kanë lindur fëmijë sot në mëngjes në Cetinje, kështu që Stefanin, Darian, Uroshin dhe Anjën i sollën në jetë me dallim vetëm tri orësh, shkruan Ballkani.info.

Në maternitetin e Cetinjes lindën tri motrat gati njëkohësisht, Olivera Mugosha Mixhor, Jasna Rakoçeviq dhe Jelena Vukçeviq.

Stinorin e lindjeve sot e hapi në orën 9 Olivera, e cila e lindi Stefanin, më pas Jasna lindi binjakët Uroshin dhe Anjën, kurse në orën 11 Jelena e solli ne jetë Darian e vogël. /Ballkani.info/

loading…