Rasim Selmanaj merr mbështetje të fuqishme në dy fshatrat e Deçanit

Kandidati i AAK-së për deputet, Rasim Selmanaj, ka marrë mbështetje të fuqishme në dy fshatrat e Deçanit.

Ai ka qëndruar në fshatrat Rastavicë dhe Llukë e Ulët.

“Rastavica e Lluka e Ulët 100% me Ramushin. Vazhdojmë”, ka shkruar Selmanaj.

Rasim Selmanaj ka qenë deputet në legjislaturën e fundit, si dhe ish kryetar i Deçanit para se të ishte deputet së fundi.

Ai në listë renditet me numrin 52.

loading…