Vendimi i Qeverisë së Kosovës për vendosjen e taksës 100% për produktet e Serbisë, bëri bujë të madhe brenda dhe jashtë Kosovës. U komentua në forma të ndryshme edhe nga faktori ndërkombëtar. Reagime kishte pro dhe kundër.
Ky vendimi nuk kalojë pa u përshendetur as nga deputeti i Kuvendit të Kosovës, Rasim Selmanaj, i cili vie pikërisht nga radhët e AAK-së.
Selmanaj përmes rrjetit social Facebook, duke mbështetur vendimin e Kryeministrit dhe njëherit liderit të partisë së tij, Ramush Haradinaj, ka kujtuar kontributin e tij në ruajtjen e sovranitetit të Kosovës.
Në vazhdim ju sjellim postimin e plotë:
Ramush Haradinaj
Njeriu që beson gjithnjë e në çdo rrethanë në të drejtën tonë për të qen vend i lirë e sovran!
Edhe kur kishte mbetur me dhjetëra ushtarë në luftë kishte besuar dhe luftuar deri në fund….
Edhe sot kur të tjerët mendojnë për zgjedhje e për pushtet, ai vazhdon të tregon se është po ai Ramushi që sfidon veten dhe qeverinë që ai e drejton vetëm që ta ruaj po atë sovranitet që e fituam me vuajtje e gjak përballë Serbisë, e cila sot po tregohet gjithnjë e ma agresive kundër Kosovës!
Kryeministër, pavarsishtë bindjeve politike të gjithë janë me Ju me këtë përballje me Serbinë!
RS
/Ballkani.info/







