Deputeti i AAK-së, Rasim Selmanaj thotë se Halim Tolaj, luftëtari dhe komandanti që sot u ndaj nga jeta, ishte njeri i qetë, fjalë pak e i matur!

“Ai dinte t’i vlersonte njerëzit dhe t’ua njihte vlerat! Qetësia shpirtërore e tij dhe urtia si vyrtyt i një shqiptari të vertet, fjalë pak e me vepra të mëdha në luftën e UÇK-së e bënin ate të dallohej në rrethin shoqeror! Komandant Halim Tolaj do të mbetet në kujtesën historike i gjallë si një luftëtar mbase i lindur për luftë! Ike shpejtë miku ynë! Faleminderit që gjithçka sakrifikove për vendin e popullin tënd!
Faleminderit për respektin që kishe për të gjithë ne! Do të kujtojmë përgjithmonë ashtu siç ishe i dashur, i qet, i urtë, fjalë pak dhe i heshtur e me vepra të mëdha! Lamtumirë e prehu i qetë në tokën për të cilën luftove, në tokën e ëndrrave tua e të shumë brezave për lirinë e Kosovës! Halim lamtumirë e falemnderit miku ynë! Shpirti i juaj u preht në paqe!”, ka shkruar Selmanaj.

Halim Tolaj ishte nga fshati Prejlep i Deçanit. /Ballkani.info/