Rashica kërkon që ekipi, tifozët të vazhdojnë të jenë të bashkuar pasi skuadra do të rikthehet aty ku ishte vitin e kaluar…

Vetëm për një pikë Werder Bremen sezonin e kaluar të dështojë të sigurojë fazën e grupeve të Europa League. Disa muaj më pas, pothuajse e njëjta skuadër, Werderi i Milot Rashicës gjendet në pozitën e 17, e parafundit në Bundesliga – në zonën e rënies.

Humbja e së shtunës 1-0 nga Kolni ishte e katërta me radhë dhe natyrisht, lojtarët e kanë përjetuar më së rëndi, ashtu si edhe Milot Rashica që ka lënë një mesazh në Instagram për tifozët që janë të zhgënjyer kohëve të fundit.

“Futbolli mund të jetë shumë acarues ndonjëherë. Nuk kemi marrë rezultatet që i donim në ndeshjet e fundit. Por, ne fitojmë, barazojmë dhe humbasim së bashku. Faleminderit për përkrahjen e vazhdueshme në këto kohë të vështira”, ka shkruar Rashica në rrjetin social “Instagram”.

Rashica dhe Werderi luajtën të shtunën sfidën e fundit për vitin 2019, skuadra do t’i ketë disa ditë pushim dhe në janar do të kthehen për t’u stërvitur dhe për të nisur pjesës e dytë të sezonit.

Deri më tani, 23-vjeçari i Kombëtares së Kosovës ka bërë 15 paraqitje për Werderin, ka shënuar 9 gola dhe ka asistuar tre herë.

https://www.instagram.com/p/B6YI-h_IH3J/?utm_source=ig_embed