Rashica synon ta frymëzojë Bremenin drejt gjysmëfinales së Kupës kundër Schalkes

Milot Rashica do të tentojë ta shfrytëzojë formën e tij të lartë për ta frymëzuar Werder Bremenin ta mposhtë Schalken sonte në Gelsenkirchen, për një vend në gjysmëfinale të Kupës së Gjermanisë.

Bremeni e pret Schalken në Veltins Arena në ndeshjen çerekfinale, në nis në orën 20:45, me anësorin kosovar Milot Rashica titullar.

Ylli i ekipit kombëtar të Kosovë Rashica i ka dy paraqitje në DFB Pokal deri tani, dhe një gol të shënuar, por me paraqitjen e sotme, ai do të kërkojë ta rrisë numrin e golave në këtë garë.

22-vjeçari është njeriu më në formë i Bremenit në vitin 2019, pasi i ka regjistruar plot shtatë gola në nëntë ndeshje në Bundesligë.