Rashica shkëlqen në fitoren e Werderit

Werder Bremeni ka shënuar fitore bindëse ndaj Heidenhiemit, me rezultat 4-1.

Në ndeshjen e zhvilluar në 1/16 e finales në Kupën e Gjermanisë, ka shkëlqyer ylli Kombëtares së Kosovës, Milot Rashica, i cili realizoi një super gol në minutën e 6-të për epërsinë e Werderit.

Të “gjelbërit” vazhduan me gola, duke shënuar edhe tre herë, ndërsa mysafirët krejt çka arritën, ishte shënimi i një goli të nderit.

Të kujtojmë se një gol shumë të bukur, Rashica e ka shënuar edhe në fundjavën e kaluar, në ndeshjen zhvilluar në Bundesligë.Me shkëlqimin e tij, Rashica është shndërruar në lojtarin kryesor te Werder Bremeni.

loading…