Rashica shfaqet në fotografinë e përbashkët te Norwich City, në valën e raportimeve për kalim te Galatasaray

Raportimet për kalimin e Milot Rashicës te Galatasaray sa vijnë e shtohen në mediat turke.

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës raportohet se do t’i bashkohet gjigantit turk në formë huazimi, shkruan Demokracia.com.

Në valën e raportimeve, Norwich City ka publikuar një fotografi të përbashkët të ekipit në faqen zyrtare, aty ku shihet edhe ylli i “Dardanëve”.

“Skorer” ka raportuar se Galatasaray ka bërë ofertë zyrtare te Norwich City për shërbimet e futbollistit kosovar.

Galatasaray ka ofruar 3.5 milionë euro për sulmuesin nga Vushtrria me një kontratë tri vjeçare.

Sipas mediumit turk, zyrtarizimi i Milot Rashicës te Galatasaray do të bëhet së shpejti.

26-vjeçari është pjesë e Norwich Cityt që nga viti 2021 kur u transferua nga Werder Bremen.

Rashica në të kaluarën karrierë ka bërë edhe te Vitesse e Vushtrria./Demokracia.com/