Werder Bremen është duke barazuar 1-1 me Freiburgun.
Kush tjetër pos Milot Rashicës që ka gjetur golin me të filluar ndeshja në “Weserstadion”.
Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës tregoi se është në super formë, duke shënuar një gol të bukur për 1-0 në minutën e nëntë.
Për Rashicën ky është goli i katërt këtë edicion në Bundesliga.







