Milot Rashica është intervistuar nga faqja zyrtare e Werder Bremenit, pas fitores të javës së kaluar ndaj Schalkes.

Miloti realizoi dy golësh të premten në Bundesliga, ndërsa javën e ardhshme i bashkohet Kosovës.

Ai ndër të tjera është pyetur edhe për grupin kualifikues për EURO 2020, ndërsa pyetje e veçantë i bëhet për përballjen me Anglinë.

“Do të jetë një ndeshje e madhe. Ne jemi një ekip i ri, një kombëtare e re në futboll. Të luash kundër lojtarëve të mëdhenj do të jetë diçka e madhe. Në futboll asgjë nuk është e pamundur”, theksoi Rashica për werder.de.

Sa i përket kombëtareve të tjera, Rashica thekson se me Anglinë dhe Çekinë, grupi është shumë i vështirë.

Ai përmend edhe opsionin e dytë që ka Kosova për t’u kualifikuar në EURO 2020, përmes Ligës së Kombeve, ku ndodhet në gjysmëfinale.