Rashica merr fanellën me numër 7 te Werder

Milot Rashica tani e tuje do ta bart fanellën me numër 7 te skuadra gjermane, Werder Bremen.

Ylli i Kosovës ka zhvilluar një sezon të jashtëzakonshëm me skuadrën gjerman, Werder Bremen, duke i ndihmuar në plasman të mirë në Bundesliga.

Paraqitjet e tij të mira kanë bërë që Rashica të jetë titullar i padiskutueshëm duke luajtur në disa pozita dhe duke u bërë idhull i tifozëve.

Këto paraqitje kanë bërë që Rashica të ndërroj numrin 11 që e barti në sezonin e kaluar dhe të marr numrin e tij me fat.

Kështu, Werderi ka njoftuar me anë të faqes zyrtare se Rashica nga tani do ta bart fanellën me numër 7, të cilin e bart edhe te Përfaqësuesja e Kosovës.

Ndryshe, djaloshi vushtrrias në sezonin e tij të parë të Bremeni në 30 paraqitje në të gjitha garat ka shënuar 12 gola dhe gjashtë asistime.