Rashica lëndohet në stërvitje, e konfirmon klubi

Ylli kosovar i Werder Bremenit, Milot Rashica, u detyrua t’i lërë stërvitjet e së mërkurës në gjysmë pasi që e pësoi një lëndim. Kjo do të thotë që Bremeni mund të detyrohet të luajë në ndeshjen më të rëndësishme në historinë moderne të klubit pa yllin e skuadrës.

Faqja zyrtare e klubit gjerman e konfirmoi se Milot Rashica i la stërvitjet para kohe për shkak të një lëndimi që e pësoi në kyçin e këmbës gjatë një dueli.

“Milot Rashica i la stërvitjet më herët, të mërkurën. Sulmuesi e pësoi një lëndim në kyçin e këmbës gjatë një dueli. Për një diagnozë më precize, klubi është në pritje të edhe disa testeve të tjera”, shkruhej në mesazhin e shkurtër në faqen e Bremenit.