Rashica humb penalltinë (VIDEO)

Mesfushori kosovar Milot Rashica e ka humbur shansin e të shënuarit nga penalltia në ndeshjen ndërmjet Paderborn dhe Werder.

Në minutën e 19-të të takimi Rashicës iu dha shansi që të qëllojë nga pika e penalltisë; mirëpo topi u prit nga portieri.

Ndërsa një minutë më pas, ishte bashkëlojtari i tij Davy Klaassen ai i cili realizoi golin e parë të ndeshjes.

Në minutën e 34-të gol realizoi edhe Yuya Osako, kështu duke bërë rezultatin 2:0.

Ndërsa në minutën e 39-të, Davy Klaassen shënoi sërish dhe rezultati aktual është 3:0 në favor të Werderit. Aktualisht (minuta e 80-të) rezultati është 4-1 për Werderi. /Ballkani.info/