Marcus Rashford

Rashford merr vendimin për të ardhmen

Marcus Rashford dëshiron t’i qëndrojë besnik Manchester United.

Sulmuesi anglez, i cili ka debutuar te Manchester United në futbollin profesionist, kohëve të fundit ka qenë pjesë e shumë spekulimeve rreth së ardhmes së tij.

Në Spanjë është raportuar shumë se Real Madrid mund të jetë ‘shtëpia e re’ e Rashford, për të zëvendësuar Karim Benzeman, që mund të largohet në drejtim të Arsenalit.

Por, 21 vjeçari tashmë ka ndarë mendjen, duke dëshiruar të qëndrojë te Manchester United, pas ardhjes në krye të skuadrës së Ole Gunnar Solskjaer.

Me Solskajer trajner, Manchester United ka regjistruar tri fitore në po kaq ndeshje.