“Rashford duhet të punojë më shumë”

Legjenda e Manchester United, Bryan Robson ka thënë se Marcus Rashford duhet të punojë më shumë.

21-vjeçari do të jetë në formacionin e parë të “djajve të kuq” për sezonin e ardhshëm.

“Marcus është një ndër lojtarët më të mirë dhe këtë e ka dëshmuar kur e përfaqësoi Anglinë në Botëror. Nëse ai do të dëgjonte ndonjë pjesë të këshillës time, ai duhet të punojë ende më shumë që të behët sulmuesi më i mirë në botë”, deklaroi ai.