Eurodeputeti Riho Terras, njëherësh Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, ka vizituar kanalin e Ibër Lepencit në Varagë të Zubin Potokut.

Terras ka parë nga afër dëmet e mëdha që shpërthimi i 29 nëntorit i ka shkaktuar infrastrukturës jetike të Kosovës.

Pas vizitës ai është larguar nga Zubin Potoku duke mos pranuar pyetje nga gazetarët.

Terras, sot gjatë ditës ka vizituar edhe urën mbi lumin Ibër në Mitrovicë. Ai u takua edhe me përfaqësues politikë të komunitetit serb në veri.

Kjo është vizita e parë e Terras më Kosovë pas emërimit si Raportues për Kosovën në Parlamentin Evropian, duke pasuar ish-raportuesen Viola von Cramon.

Të hënën ai është pritur nga presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti.