policia e kosovës

Raporton në polici se kunati e largoi nga shtëpia, bashkë me fëmijët dërgohet në strehimore

Një grua në Prishtinë ka raportuar në polici, se kunati i saj e ka larguar nga shtëpia, shkruan Ballkani.info

Pas kësaj, ajo bashkë me dy fëmijët e saj është dërguar në strehimore.

Për ngjarjen e cila ndodhi të premten, është njoftuar prokurori dhe nuk raportohet për të arrestuar, njofton policia.

Ky është njoftimi i plotë i Policisë së Kosovë:

“DHUNË NË FAMILJE – Prishtinë  05.04.2024 – 15:50.  Viktima femër  kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje,  kunati i saj i dyshuari mashkull kosovar, e ka larguar nga shtëpia. Viktima me dy fëmijët e saj është dërguar në strehimore. Është njoftuar prokurori dhe nuk raportohet për të arrestuar”./Ballkani.info