Raportohet se ka ndodhur një shpërthim i fuqishëm pranë stacionit hekurudhor të Kievit, shkruan Sky News.

Një shpërthim i fuqishëm pranë një stacioni hekurudhor në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev, është raportuar nga një këshilltar i ministrisë së brendshme të Ukrainës.

Menjëherë pas raportit, presidenti i Francës Emmanuel Macron tha se forcat ruse po bombardonin kryeqytetin ukrainas.

Kujtojmë se stacionet hekurudhore në disa vende të Ukrainës janë shfrytëzuar edhe si strehim për banorët ukrainas.