Raportohet për bastisje në shtëpinë e anëtarit të Nismës që kërcënoi Kurtin, deklarohet Policia

Shtëpia e Haxhi Hotit, kandidat për deputet në zgjedhjet e fundit, po raportohet se është bastisur nga Policia e Kosovës, si rezultat i deklaratave nxitëse dhe kërcënuese ndaj kreut të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtit.

Policinë e Kosovës nuk kanë konfirmuar ende nëse është bastistur shtëpia e Hotit.

“Mund të konfirmojmë se Policia e Kosovës e ka trajtuar infomracionin e publikuar dhe sipas detyrës zyrtare ka ndërmarrë veprimet konform autorizimeve ligjore që ka. Të gjitha veprimet e mëtejme do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë”, ka thënë Baki Kelani.

Haxhi Hoti, anëtari i Nismës Socialdemokrate ka bërë një kërcënim për Albin Kurtin. Ai e ka nisur shkrimin duke e krahasuar Kurtin me presidentin amerikan John F. Kennedi, i cili ishte vrarë gjatë mandatit sa ishte president.

“John F. Kennedy Ishte interes i popullit amerikan që të jetë President, por nuk ishte interes i shtetit amerikan që të jetë President”, ka shkruar Hoti.

Pas kësaj deklarate, ka reaguar Nisma Socialdemokrate duke u distancuar nga deklarata të tilla.

Ndërsa Nisma e Rahovecit ka thënë se Facebook’u i Haxhi Hotit është hakuar, andaj dikush e ka keqpërdorur atë duke bërë kërcënime të tilla.

E pas pak minutave, vet Hoti ka shkruar një tjetër status, ku sipas versionit të tij është bërë një gabim teknik dhe kërkon falje.