Raportohen 8 raste me variantin anglez të COVID-19 në Serbi

Mediat serbe raportojnë se deri tani 8 persona kanë rezultuar pozitiv me variantin e ri anglez të COVID-19.

Siç raportohet, të gjithë njerëzit e infektuar kanë një pamje klinike më të butë.

Asnjë nga variantet tjera të koronavirusit nuk janë identifikuar ende në këtë shtet, përveç atij britanik.

Rasti i parë me këtë variant është regjistruar në Serbi më 31 dhjetor.

Një grua nga Novi Sad e cila hyri në Serbi në atë datë rezultoi pozitive ndërsa mutacioni u zbulua rreth dhjetë ditë më vonë.

Shkencëtarët kanë përcaktuar se lloji britanik është 70 herë më ngjitës.