Ambasada e Gjermanisë

Raportimet se Gërvalla kërkoi “largimin e Rohdes”, Ambasada Gjermane: Nuk i komentojmë

Të hënën në media është raportuar se ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla-Schwarz, ka kërkuar largimin nga detyra të ambasadorit gjerman në Prishtinë, Jorn Rohde, me arsyetimin se “po përzihet shumë”.

Siç ka raportuar “Albanian Post” duke u referuar në burime, një kërkesë e tillë për largimin e Rohde është bërë nga ministrja Gërvalla gjatë vizitës së realizuar në Gjermani. Ankesa e kryediplomates, gjithmonë sipas këtyre raportimeve ka qenë se Rohde “po ndërhynë/përzihet shumë” dhe se “po shkruan shumë në platformën “X”.

Megjithatë zëdhënësi i kësaj ambasade Christian Bottcher, ka thënë se s’komentojnë për raportimin në fjalë.

“Ne nuk komentojmë për këto raportime”, ka thënë Bottcher për Express.

Ambasadori Jorn Rohde ka filluar misionin e tij diplomatik në Kosovë në vitin 2020. Ai tashmë ka hyrë në vitin e tij të 4 si përfaqësues diplomatik i Berlinit zyrtar në Gjermani.

VIDEO BONUS: Pagat e ulëta| Punëtorët e sigurimit fizik në KEK protestojnë sërish në Prishtinë