Dje është shënuar rasti i parë me koronavirus në Drenas.
Ndërsa u raportua se rasti në fjalë është nga fshati Korroticë e Ulët, këto të dhëna janë totalisht të pavërteta, shkruan Ballkani.info
Ballkani.info ka kontaktuar me kryetarin e komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovcin i cili ka mohuar kategorikisht lajmin e disa portaleve vendore që qytetari i kësaj komune është nga fshati Korroticë e Ulët.
Ai më tutje tha se nuk kemi nevojë për panik dhe se rekomandimet e IKSHPK-së janë që të qëndrojmë të qetë e ti përmbahemi rregullave.
I pyetur nëse rasti është nga fshati Abri e Epërme, Lladrovci nuk deshi të komentojë rreth kësaj./Ballkani.info






