Ministrja e Industrisë, Rozeta Hajdari, e cila është raportuar të jetë përfshirë në një aksident trafiku të dielën, posedon një veturë Ford, të markës Fiesta.

Hajdari, sipas raportimit të Demokracia.com, është përfshirë në një aksident të trafikut me një këmbësor në një lagje të Prishtinës të dielën në mesditë.

Aksidenti nuk është konfirmuar nga Policia e Kosovës, pavarësisht prej insistimit të Paparacit për t’u informuar nga zëdhënësit policor të Stacionit në Prishtinë.

Bazuar në formularin e pasurisë, të plotësuar pranë Agjencisë Kundër Korrupsionit (AKK), ministrja Hajdari ka deklaruar se vozit një veturë Ford Fiesta të vitit 2005. Sipas deklarimit të ministres, vetura vlen tre mijë euro.