Politikani serb Nikolla Sandulloviq, para disa dite u rrah brutalisht nga Shërbimi Sekret i Serbisë
(BIA).

Avokati, Çedomir Stojkoviq prezantoi të dhënat e dala nga raporti mjekësor, ku thuhet se si pasojë e rrahjes i është thyer edhe brinja e shtatë.

Stojkoviq tha se për shkak të gjendje së rëndë shëndetësore të Sandulloviqit ka qenë e pamundur transportimi drejt Beogradit.

Çedomir Stojkoviq, theksoi se raporti mjekësor që e ka publikuar është dashur të zhduket në spitalin e Burgut Qendror ku e kanë dërguar Nikolla Sanduliviqin së bashku me dokumentacionin mjekësor të spitalit civil (Qendra Klinike) që kishte me vete.

“Megjithatë, siç mund ta shihni: nuk është magji e Krishtlindjeve!”, tha avokati Stojkoviq.

📢 DOKAZI O PREBIJANJU SANDULOVUĆA U BIA:

Danas objavljujemo lekarski izveštaj Kliničko bolničkog centra Srbije u Beogradu u kom se konstatuje:
– da je Nikola Sandulović pretučen od strane nepoznatih osoba;
– da mu je od batina u BIA polomljeno sedmo rebro;
– da je njegovo… https://t.co/3Xu9FjI6J4 pic.twitter.com/sENc3dpl5R

— Advokat Čedomir STOJKOVIĆ 🇺🇦🇮🇱 (@FIGHT_4_RIGHT_S) January 7, 2024

VIDEO BONUS: Gastronomia më e rrezikuara nga ikja e punëtorëve, bizneset kanë filluar t’i ndryshojnë kushtet