Raporti i policëve: Albin Kurti në vitin 2004 ishte në shoqërim të dy serbëve. U tha se ishte i mbuluar me qebe!

Në vitin 2012, deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, i njohur si Kamishi i kishte dërguar një letër Florin Krasniqit, aso kohe kryetari i Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë në cilësinë e deputetit të Lëvizjes Vetëvendosjes.

Kjo letër më pas ishte bërë publike.

Në këtë letër përmendet edhe Lidija Sokoloviq, vajza e Zoran Sokoloviqit, ish ministër i Punëve të Brendshme në kohën e Millosheviqit.

E gazetat e afërta me pushtetin në Serbi, ‘Kurir’ dhe ‘Srbija Danas’ kohë më para kishin publikuar një shkrim përmes të cilit ato pretendojnë se kryeministri aktual i Kosovës, Albin Kurti ishte në lidhje dashurie me një serbe.

Sipas këtyre gazetave, bëhet fjalë për Lidija Sokoloviq, vajzën e ish ministrit serb, Zoran Sokoloviq.

Kështu ka thënë ish shefi i policisë në Beograd, Marko Nicoviq, transmeton Ballkani.info.

“Lideri i Vetëvendosjes dhe kandidati kryesor për kryeministër i Kosovës, Albin Kurti ka qenë në lidhje njëvjeçare emocionale me vajzën e ish ministrit të Punëve të Brendshme të Serbisë, Zoran Sokoloviq, Lidija Sokoloviq gjatë viteve të nëntëdhjeta”, shkruajnë këto media.

Sipas tyre, këtë e konfirmon ish shefi i policisë së Beogradit, Marko Nivoviq, i cili thekson se “në qarqe të ngushta është folur për atë lidhje, por ajo nuk ka arritur të bëhet mediale pasi që Millosheviqi e mbante nën kontroll dhe se nuk dëshironte që ai skandal të dilte në media”.

Ndërkaq, në letrën e Kamishit ai e akuzon liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin, për të cilin ai pretendon se e shpërfaqin bashkëpunimin e Kurtit me qarqe të dyshimta serbe.

Në dokument ndër të tjera thuhet se: Albin Kurti në muajin janar të 2004-s ka mbajtur takim me strukturat kriminale të Serbisë. Takimi është mbajtur në fshatin Binxhë, Komuna e Klinës, në shtëpinë e familjes Donçiq (Boban e Golub Donçiq), që të dy pjesëtarë të strukturave kriminale të Serbisë – Boban Donçiq, kapiten i ushtrisë së Serbisë, ndërsa Golub Donçiq, pjesëtar i Sigurimit Shtetëror të Serbisë (BIA).

Policia e Kosovës i kishte ndaluar ata në makinën Golf, në të cilën ndodheshin Dardan Velija, Golub Donçiq, ulur përpara, ndërsa Jellena Bjellica, Vlora Bajçinovci dhe Albin Kurti, ulur prapa.

Këto pohime të Bekim Haxhiut, pjesërisht mbështetën edhe me këtë letër dëshmie të datës 17 janar të vitit 2004.

“Boban Donqiq, Golub Donqiq. Vetura Golf ngjyrë e bardhë GTD, pronar Agron Hamza. 1. Albin Kurti, 2. Vlora Bajqinovci, 3. Dardan Velija”, thuhet në këtë raport të hartuar nga Geg Prenaj dhe Fadil Ahmetgjekaj.

Aty po ashtu thuhet se raporti mban orën 17 e 40. Megjithatë, në këtë raport nuk përmend Jellena Bjellica.

“Albin Kurti ishte i mbuluar me batanie. Takimi është mbajtur në shtëpinë e vallezërve Donçiq, ku ishte i pranishëm edhe Misha Villotiq, person në hierarki të lartë në sigurimin shtetëror serb BIA. Në takim ishte edhe Boban Donçiq, kapiten i Ushtrisë Serbe. Albin Kurti ta sqarojë qëllimin e këtij takimi”, theksonte letra e Bekim Haxhiut.

Më tej thuhet se si deputet i Parlamentit të Kosovës dhe si anëtar i Komisionit për mbikëqyrje të AKI-së, përmes postës, Bekim Haxhiu ka marrë një kërkesë për takim me një person, i cili e ka njoftuar se derisa ai po udhëtonte me autobusin Beograd-Prishtinë më 28.09. 2011, ka parë t`i jetë dërguar një zarf, Albin Kurtit nga një femër të cilën dëshmitari e njeh shumë mirë dhe ajo është Lidija Sokoloviq, vajza e Zoran Sokoloviqit, ish-ministër në kohën e Milosheviqit.

Sipas dëshmitarit, zarfi i dërguar nga Beogradi në Prishtinë është pranuar nga Dardan Molliqaj dhe dy persona të tjerë të cilët kanë qëndruar në veturë para hyrjes në stacion të autobusëve në Prishtinë.

Dëshmitari si qytetar është i gatshëm të dëshmojë për këtë korrespodencë në gjykatë apo Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë, kurdo që një gjë e tillë kërkohet nga ai, thuhet në dokument.

Në konferencë, Haxhiu pati thënë se i mbetet Florin Krasniqit që nëse do ai t`i publikojë faktet e dërguara nga Haxhiu, ndërsa pjesën tjetër ai thotë se është i gatshëm bashkë me dëshmitarë t`ia paraqesë gjykatës.

“Unë dje në menyrë institucionale i kam protoklluarë dhe dorëzuar Kryetarit të Komisionit për Mbikëqyrje të Agjencise se Kosoves per Intelegjencë, faktet për takimet dhe korrespodencat e Albin Kurtit me strukturat kriminale-paralel të Serbisë. I mbetet Florin Krasniqit nëse do të i publikoi ato”, pati thënë Bekim Haxhiu aso kohe.

Së fundi, ish kryeministri Ramush Haradinaj ka hedhur dyshime për intervistën e Kurtit sa ishte në burgun e Pozharevcit në Serbi dhe qëndrimin e tij atje.

“Le të më tregon dikush nëse një i burgosur shqiptarë në burgjet e Serbisë apo në Kosovë ka pasur mundësi të jep intevistë nga burgu, përpos Albin Kurtit”, ka thënë Haradinaj. /Ballkani.info/